Sikur të gjithë të ishin si ajo, Lawrence dhuron dy milionë dollarë për bamirësi

Showbiz

JenniferLawrence.jpg

 

Aktorja hollivudiane, Jennifer Lawrence, i ka dhuruar dy milionë dollarë një spitali të fëmijëve.
Fituesja e çmimit Oscar ka treguar se paratë do të shkojnë për krijimin e një njësie të kujdesit intensiv në Spitalin Kosair të fëmijëve në vendlindjen e saj në Kentucky, shkruan NME.
Ajo është në kërkim edhe të dy milionë dollarëve të tjerë, ndërsa ka kërkuar që të bëhen edhe donacione të tjera, transmeton Koha.net.
“Si pjesë e përpjekjeve të mia për të ndihmuar këta fëmijë dhe kujdestarët, e ftoj të gjithë komunitetin që ta mbështesin këtë kauzë dhe të ndihmojnë duke shtuar edhe dy milionë të tjerë për të mbështetur këta fëmijë trima dhe frymëzues”.
“Familja ime dhe unë kemi takuar fëmijë të mrekullueshëm në vizitën tonë në këtë spital, fuqia dhe kuraja e tyre është frymëzuese”, është shprehur ajo.