Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu/ Gati të mirëpresin ndryshimin në jetën e tyre

Showbiz

Sinem Kobal dhe Kenan İmirzajollu, çifti i aktorëve të famshëm të cilët janë duke pritur me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre të dytë, duken të lumtur dhe gatshëm për t’i uruar mirëseardhjen antares më të re të familjes.

Një fotografi e postuar nga aktorja në historikun e llogarisë së saj në instagram, e tregon familjen e tyre të vogël e të bukur, teksa shëtisnin me vajzën e tyre Lalin mbi supin e aktorit dhe dorën e saj vendosur mbi kokën e nënës. Fotografia e shoqëruar nga kënga “You make me feel good” dhe një zemër, shumë shpejtë tërhoqi vëmendjen e shtypit roz dhe e ka kthyer vëmendjen e publikut nga ata. Aktualisht, aktorja ndodhet në muajin e 8-të të shtatzanisë.

Të dy aktorët gjatë periudhës së fundit kanë qëndruar të tërhequr nga projektet e reja dhe sheshxhirimi, duke i dhënë prioritet jetës familjare.