Dy aktorët turq, protagonistë të të njëjtit serial por nuk flasin me njëri-tjetrin

Showbiz

tufgfg

Tuba Buyukustun dhe Engin Akyurek janë dy aktorë të njohur turk, karriera e të cilëve u bashkua kur ata u bënë protagonistë të serialit “Kara Para Aşk” në vitin 2014. Pas përfundimit të serialit në shtypi turk qarkulluan lajme të cilat thonin se dy aktorët nuk flasin me njëri-tjetrin duke shkëputur kështu çdo marrëdhënie shoqërore. Edhe pse shumë do të mendonin se janë vetëm hamendësime gazetarësh, por në fakt ky lajm rezultoi i vërtetë.

merit

Gjatë ndarjes së çmimeve Golden Butterfly, dy aktorët jo vetëm që refuzuan t’i jepnin dorën njëri-tjetrit, por ndërruan pozicionet me kolegët e tyre dhe u përpoqën të shmangnin çdo kontakt.

unlitd

Mendohet se krisja mes tyre nisi për shkak të famës së Tubës dhe faktit se ajo po vlerësohej më shumë se Engin. Megjithatë, tashmë kanë kaluar disa vite dhe mund të themi se dy aktorët kanë bërë një përpjekje për tu afruar. Herën e fundit ata u panë duke folur me njëri-tjetrin në një event të mbajtur për festën e nënës ku Tuba shoqërohej nga dy vajzat e saj.

 640 0 5af016f021ea3

Mund të themi se tashmë akujt mes tyre kanë nisur të shkrijnë apo jo?