Gjermani, Bayerni i rinovon kontratën Ribery-së edhe me 1 vit

Sport

ribery13
Bayerni i Munich-ut mund të ketë menduar vërtetë për të ardhmen, kur zyrtarizoi angazhimin e Niko Kovac si trajnerin e tyre për sezonin që do të vijë. Por duket se e ardhmja, nuk do të ketë gjëra ndryshe, kjo pasi bavarezët kanë vendosur t’i ripërtërijnë kontratën. 35-vjecari luan për fanellën e Bayernit që prej vitit 2007-të, kohë kur u transferua nga Olimpique Marseille për shifrat e 30 milionë eurove. Prej më shumë se 6 muajsh në Gjermani përflitej se Ribery do të largohej në fund të sezonit. Me kontratën që i përfundonte në qershor, Bayerni thuhej të ishte gati për zëvendësimin e tij me ndonjë lojtar tjetër. Por ja që gjërat nuk janë gjithmonë të parashikueshme.

ribery

Përmes një njoftimi zyrtar vetë klubi ka përcjellë pamjet e ripërtëritjen e kontratës edhe me 1 vit nga Ribery, ku ky i fundit shprehej i gëzuar nga mundësia e dhënë. “Dua ta mbyll karrierën këtu” u shpreh ai pasi firmosi kontratën. Me titullin kampion të Bundesligës, të fituar së fundmi, Ribery u bë lojtari i 6-të në historinë e Bayernit që fiton 8 kampionate. Ai i bashkohet kështu emrave si Khan, Scholl, Lahm apo dhe Schweinsteiger. Ndërkohë nga Sky-Sport është raportuar se të njëjtin plan për ripërtëritje kontrate Bayerni synon t’ia paraqesë edhe Arjen Robbenit. Edhe ky i fundit në të njëjtën situatë si Ribery. Francezi ka luajtur deri më sot 385 ndeshje me bavarezët, duke shënuar 117 gola dhe 179 asiste.