Harry Kane shkruan historinë me Tottenham

Sport

Harry Kane shkruan historinë me Tottenham. Në transfertën e Fulham, Spurs fituan një ndeshje me mjaft peshë në garën për vendin e 4. Skuadra e Antonio Contes triumfoi me rezultatin minimal 1-0 dhe golin e vetëm të sfidës e shënoi pikërisht Harry Kane në minutën 46-të të pjesës së parë.

Ky ishte një finalizim me një vlerë të jashtëzakonshme për sulmuesin britanik. Kane tanimë numëron 266 gola për Tottenham, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin historic të klubit që mbahej nga Jimmy Greaves. Në rrethana si këto, Kane tashmë është vetëm një finalizim larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së klubit të Spurs.

Madje, 29 vjeçari ka mundësi që rekordin e tij ta thellojë me shumë gola të tjerë, duke vendosur një tjetër standart. E një gjë e tillë ka shumë mundësi të ndodhë. Përgjatë ditëve të fundit në Angli, mediat kanë nënvizuar se kapiteni Kane, pritet që në një të ardhme të afërt, të rinovojë kontratën me Tottenham edhe për disa sezone të tjera, duke bllokuar në njëfarë mënyrë edhe zërat e merkatos. Kane ndihet shumë ambicioz me projektin e klubit dhe kjo është arsyeja kryesorë që britaniku nuk kërkon të largohet nga Veriu i Londrës.