Demet Akbağ për Müjdat Gezen: “Profesori im është mjeshtri i skenës”

Showbiz

Aktorja e njohur e gjeneratës Demet Akbağ, të cilën e sjellim ndërmend me personazhin e  Perihanit në serialin “Akrepi”, transmetuar pak kohë më parë nga Vizion Plus, së fundmi ka marrë pjesë krahas shumë emrave të rëndësishëm në festën jubile  të 70-vjetorit të artit, në nder të mjeshtrit të teatrit Myjdat Gezen.

Aktorja e njohur ka përgëzuar për këto 70 vite të mrekullueshme suksesiaktorët e skenës,  dhe përmendi mjeshtrin e skenës Myjdat Gezen si njërin ndër më profesionistët që kishte ndikuar formimin e saj si aktore në skenën e teatrit.

Ajo u shpreh se kishte mësuar shumë nga leksionet e mësuesit të saj. Me krenari e mes emocionesh, aktorja e njohur uroi që edhe Gezen të ndihej po aq krenar, për studentët e tij.