Sondazhet e para të Eurovizionit: Ja si renditet Shqipëria dhe këngëtarët e tjerë shqiptarë!

Showbiz

eurovizion
Tashmë dihet që në Eurovizion këtë vit, përveç përfaqësuesit të vendit tonë, do të ketë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë. Sipas sondazheve paraprake që janë bërë, Eugent Bushpepa është renditur në vendin e katërt si pretendent në këtë kompeticion. Deri në 8 shkurt faktikisht ai mbante vendin e parë në këtë renditje.

Ndërkohë që një tjetër shqiptar ka zënë tashmë vendin e parë. Ermal Meta i cili do të përfaqësojë Italinë, ka marrë më tepër se 3500 vota. Edhe pse këto pozicione ndryshojnë dita-ditës, aktualisht vendi i parë mbahet nga Ermali dhe bashkëpuntori i tij Fabrizio Moro. Tani na mbetet veç të presim zhvillimin e këtij kompeticioni, për të parë nëse këngëtarët shqiptarë do të arrijnë deri në fund të kenë këto vende në renditje.