Soni Malaj tregon ëndrrën që ka për vajzën e saj dhe na jep një shembull mjaft të mirë…

Showbiz

 

Soni Malaj e pyetur se si është marrëdhënia e saj me vajzën 7-vjecare, ka treguar se tashmë ajo ka personalitetin e vetë, të cilin Soni përpiqet ta respektojë.“Është 7-vjeç. Vazhdon të jetë një fëmijë shumë i dëgjuar. Ka personalitetin e saj që unë mundohem ta respektoj dhe me anë të respektit e vë të kuptojë se ka një personalitet që duhet respektuar dhe asnjëherë nuk duhet bërtitur”, ka pohuar Soni.Ajo tregoi gjithashtu se si e ka përjetuar vogëlushja famën e mami Sonit, duke treguar një moment kur e kishte dëgjuar të mburrej me emrin e saj, duke thënë: “E di ti kush jam unë? Jam vajza e Soni Malajt”.

Këngëtarja tregoi se menjëherë i kishte tërhequr vëmendjen për këtë gjë duke i shpjeguar se e ka bërë me shumë punë emrin dhe se ajo duhej të përpiqej të kishte personalitetin e saj, pasi kjo ishte gabim. Soni tregoi gjithashtu se ëndrra më e madhe e saj është që vajza të bëhet këngëtare dhe se në shumë momente është trembur kur vogëlushja nuk i ka kënduar mirë disa nota, ndonëse ajo është ende shumë e vogël.Kujtojmë se Malaj ka treguar rrallëherë për raportin me vajzën e saj në daljet publike. Ajo ka qëndruar tepër diskrete për sa i përket jetës private dhe familjes, duke e përqendruar vëmendjen e ndjekësve gjithmonë tek produksionet muzikore që ajo ka sjellë ndër vite.