Suksesi s’ka fund! Një dokumentar për Dua Lipën (VIDEO)

Showbiz

 

dua lipa 5

Këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do t’i kushtohet një film i shkurtër dokumentar ku flitet për jetën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në “Facebook”.

Filmi do të publikohet më 31 gusht dhe është duke e realizuar “NPRmusic”, ku zbulon se si këngëtarja është shndërruar në yllin e muzikës britanike brenda një kohe të shkurtër.