Sytë vrasës dhe mahnitës të Hollywood-it, të famshmit që na hipnotizojnë

Showbiz

Cameron Diaz

Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë kjo listë me disa personazhe të njohur duhet të jetë absolutisht në vend të parë.

Në shpirtin e Audrey Hepburn dhe Bette Davis, më poshtë janë disa personazhe me sytë më tërheqës sot në Hollywood. Sytë e tyre shprehës dhe hipnotizues mahnitin këdo që i shikon nga ekrani. Kështu, bëj kujdes kur të lexosh këtë listë, sepse këta sy mund të të hipnotizojnë edhe ty.

Sigurisht, këto personazhe nuk janë të vetmit me sy të bukur në botën e të famshmëve. Ka edhe shumë femra të tjera me sy të bukur, si Jessica Alba, Olivia Wilde, Kristin Kreuk, Kate Bosworth etj. Lista mund të jetë absolutisht e pafundme.

Cameron Diaz

Sytë e kaltër të thellë dhe reflektimi i ngjyrës së qiellit flet më shumë për personalitetin e saj. Sa herë shikon në thellësi të syve, ajo duket si një “independent kid” me ngjyrën blu unike.

Evangeline-Lilly_1.jpg

Evangeline Lilly
Kanadezja Evangeline Lilly, e njohur nga seriali “Lost” është po ashtu në grupin e njerëzve me sy tërheqës që kanë diçka për të thënë. Lilly, fillimisht e nisi karrierën si modele, por shumë shpejt producentët do t’i vinin re sytë mahnitës dhe bukurinë e Lilly-t.

Mila-Kunis.jpg

Mila Kunis
Me pamjen e saj ekzotike, nuk ka dyshime që Mila Kunis është pjesë e çdo liste “most beautiful girl”. Por nëse nuk e keni vëne re më parë të veçantën e aktores së “Black Swan”, shikoni edhe një herë: sytë kanë ngjyra të ndryshme, njëri është jeshil, ndërsa tjetri kafe.

Rihanna.jpg

Rihanna
Nëse ka një ngjyrë unike sysh të papërshkrueshëm janë ata të yllit Rihanna, jeshile e ëmbël. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i përshkruar këta sy mahnitës në bukurinë e artë të këngëtares.

Scarlett-Johansson.jpg

Scarlett Johansson
Ka ndonjë gjë që nuk shkëlqen te Scarlett Johansson? Por gjithçka mbi këtë bukuri të pastër bionde janë natyrisht, sytë e aktores së talentuar. Sytë më të bukur jeshil që mund të keni parë ndonjëherë. Shumë femra duan t’i ngjajnë Scarlett dhe jo pa të drejtë.

Penelope-Cruz.jpg

Penelope Cruz
Një bukuri ekzotike si Penelope Cruz dhe me sy shumë romantikë kafë. Të gjithë mendojnë për bashkëshortin e saj, Javier Bardem, i cili i thotë “jo” gjithçkaje kur Cruz kthehet për ta parë. Ajo është shumë e bukur, por edhe me sy mahnitës që të hipnotizojnë.

Angelina-Jolie.jpg

Angelina Jolie
Është pa dyshim një nga aktoret që nuk mund të mungojë në këtë listë. Pamja e saj klasike, është gjithmonë tërheqëse, shkruan revista class. Por edhe sytë e saj me vështrimin e thellë janë po ashtu mahnitës.

Megan-Fox.jpg

Megan Fox
Një fytyrë perfekte, gështenjë me flokë të gjatë, një nga bukuroshet me sytë mahnitës është edhe Megan Fox. Një bukuri e rrallë, me blunë e thellë të syve. Thjesht, a mund të thoni nëse ka diçka që nuk ju pëlqen tek ajo? /Telegrafi/