Zbulohet mënyra se si të qëndrojë më shumë parfumi juaj

Lifestyle

dpg3-e1450884449108.jpg

A keni menduar përse parfumi juaj që përdorni në mëngjes nuk qëndron shumë. Këtë mund ta shkaktoj një gabim që shumica e femrave e bëjnë çdo ditë.

Sipas ekspertëve, spërkatja e kyçit të dorës dhe pastaj shpërndarja e parfumit në qafë është mënyrë e gabuar. Në fakt, kjo është arsyeja përse aroma e parfumit zhduket shpejt.

“Spërkatja me duar e parfumit fillon procesin e avullimit, prandaj parfumi nuk zgjatë shumë”, ka thënë një punëtor i kompanisë Penhaligan.

“Ju spërkateni në kyçe të duarve, në gjoks dhe në qafë, pastaj lëreni të thahet”, ka sqaruar ai.

Një spërkatje në qafë do të thotë se parfumi do të zgjasë tërë ditën, transmeton Koha.net.

Arsyeja përse duhet të spërkatni duart është se era e parfumit do të përndahet derisa ju lëvizni duart kur flisni, ndërsa spërkatja e qafës do të thotë se ju do të lini një erë të mirë kur largoheni. /Telegrafi/