Talenti i ri i Demet Ozdemir…

Showbiz

Demet Ozdemir  ka kaq shumë talente! Aktoren  e njohur, e kemi parë në shumë seriale me interpretimin e personazheve të ndryshme, e gjithashtu si kërcimtare në videot saj që u kthyen në frymëzim për shumë adoleshent dhe  të rinj, por së fundmi ajo shfaqet edhe si prezantuese. Episodet e reja të një spektakli humori në ekranet turke do të marrin më shumë jetë nga prezantimi i Demet, e cila fitoi vlerësimin e publikut menjëherë edhe në këtë fushë. Aktorja gjithashtu nuk do të qëndrojë larg dashurisë së saj për aktrimin. Demet do të interpretojë në disa skeçe duke përcjellë “personazhe komike plot nota humori” për t’i dhuruar fansave të saj besnikë e krejt publikut më shumë të qeshura para ekranit.