”Tani po e kuptoj sa shumë..”, Emina Çunmulaj zbulon arsyen pse kjo ditëlindje e frikësoi më shumë se të tjerat

Showbiz

Nëse jeni përdorues të rregullt të Instagramit, nuk mund të mos e keni vënë re profilin interesant dhe tejet origjinal të modeles Emina Çunmulaj. Modelja e njohur shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan vazhdimisht, foto nga jeta e saj e përditshme, që nga përgatitja e pjatave tradicionale shqiptare, tek udhëtimet e pushimet marramendëse në destinacionet më ekzotike në botë.

Por përtej jetës luksoze, njerëzit kanë 1001 arsye për ta dashur aq shumë Eminën, por më kyresorja është thjeshtësia e saj. Bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi nuk e ka aspak problem të pranojë jetën e saj të varfër, sakrificat që ka bërë për t’ia dalë mbanë, sfidat si nënë e dy vajzave, por edhe të tregojë moshën, që shumë vajza a gra nuk e kanë edhe me aq qejf ta tregojnë.

Jo të gjithë i përjetojmë mirë kalimet e viteve, megjithatë Emina Cunmlaj duket se e ka kupturar se askush nuk mund t’ju shmanget atyre. Ajo ka treguar 35-vjetorin e lindjes dhe nëpërmjet një postimi të bërë në Instastory ka treguar se ky përvjetor e trembi paksa. “E mendoja moshën si diçka të frikshme dhe po bëj shaka me veten se jam plakur, por ndihem e bekuar me gjithçka që Zoti më ka dhënë dhe vazhdon të më jap”, shkruan ajo.