Tashmë që janë bërë prindër, Besi i dedikon këto fjalë Xhensilës!

Showbiz

besi xheni
Pak ditë më parë Xhensila dhe Besi u bënë për herë të parë prindër të një vajze, të quajtur Ajka. Dhe dihet që ardhja e një fëmije ndryshon shumë gjëra në jetën e çiftit, ndonjëherë edhe marrëdhënien mes tyre, por ky nuk është rasti i Besit dhe Xhensilës. Me sa duket, pas ardhjes së vajzës në jetë, ata janë më të dashuruar se kurrë.

besi dedikim

Këtë e tregon më së miri Besi me anë të një dedikimi që i ka bërë Xhensilës, nga ata që di vetëm ai. “I bekum me ty, i dashurum me ty, jam me fat. Më e bukura. Përveçse je Skifterja e zemrës, je kasaforta më e vlefshme, më ke sjellë Ajkën e jetës,”-ka shkruar Besi në Instastory.