Ermal Meta merr propozimin për martesë, live në koncert!

Showbiz

ermal meta konc
Çmenduritë e fansave nuk kanë fund për idhujt e tyre artistë. Me një surprizë të papritur është përballur edhe këngtari shqiptar, Ermal Meta, në një prej koncerteve të tij. Ermali ishte duke performuar në Molfetta, kur ka vënë re një pankartë që e mbante në dorë një vajzë nga publiku.

ermal meta

Në pankartë shkruhej: “Ermal të dua. Do të martohesh me mua? Fracy.” Këngëtari ka ndërprerë performancën, zbriti nga skena dhe i ka shkuar pranë vajzës, e cila ishte rreth 10-vjeç dhe qëndronte në radhën e parë. Pasi lexoi pankartën, ai e përqafoi dhe i dha një puthje vajzës para se t`i merrte pankartën për t`ia treguar publikut të pranishëm.

ermal meta2