Skandali i tradhëtisë, i hapi Jordyn Woods rrugën drejt Hollywood!

Showbiz

 

Kohët e fundit Jordyn Woods, vajza të cilën nuk e njihte askush derisa puthi bashkëshortin e motrës së shoqes së saj të ngushtë, ka qenë shumë e zënë duke promovuar linjën e saj kozmetike, përveçse ka qenë duke u gjykuar nga shumica e njerëzve në botë.Gjithsesi, me anë të një postimi në Instagram ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se shumë shpejt do të bëhet pjesë e Hollywood-it. Madje ka bërë të ditur dhe ambiciet që ka në të ardhmen e afërt, që të fitojë një Emmy, gjë që ne e dyshojmë shumë se do të ndodhë por kjo është rruga që duhet të ndjeki nëse e ka këtë ëndërr.

Roli i parë për të do të jenë në serialin “Grownish”, një shfaqje e njohur televizive e ABC Freeform, që trajton problemet e të rinjëve në rrugën e tyre në kolegj. Jordyn postoi një foto të një skene që do të ketë në serial dhe duket sikur po thotë një histori interesante për njerëzit që ka përreth. Mos është ndoshta historia kur shkaktoi një nga skandalet më të përfolura të familjes Kardashian? Shpresojmë që po.Bashkangjitur me foton Woods shkruan: “Kam pritur shumë që ta ndaj këtë lajm me ju. Jam shumë e emocionuar që të jem e ftuar për të aktruar në këtë sezon të “Grownish”. Ky është roli i parë që më është ofruar dhe isha shumë nervozë fillimisht, por e kalova këtë dhe me të vërtetë që ishte një eksperiencë fantastike. Rrezikoni dhe qëndrojini besnikë udhëtimit tuaj, asnjëherë nuk mund ta dini çfarë ka për t’ju ofruar bota.”