Asli Enver dhe Murat Boz, këtë herë shkojnë vërtetë drejt altarit!

Showbiz

aslleme
Asli Enver dhe Murat Boz janë ndër çiftet më të komentuara të shoëbizit turk. Aktorja dhe këngëtari i njohur, kanë patur një marrëdhënie jo fort të lehtë. Më herët pritej që ata të martoheshin e pikërisht në atë moment erdhi ndarja disa mujore. Më pas, çifti u ribashkuan dhe duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të hedhur hapat e tjerë në marrëdhënien e tyre.

resim 172008AZ

Dasma e cila pritej që përpara një viti, ndoshta është më afër seç e mendonim. E besojmë këtë gjë, pasi aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver është shfaqur së fundmi me një unazë fejese. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë konfirmim për këtë lajm, fakti që Asli duket se nuk e heq asnjë moment unazën nga dora, ka bërë të gjithë fansat të besojnë se propozimi tashmë është bërë.