Tatuazhi i Demi Lovato-s është shumë domethënës

Showbiz

“Kohët e fundit, u zhduka pak nga rrjetet sociale për t’u përgatitur për perfomancën time në Grammy Awards dhe Super Bowl, por teksa isha larg internetit, bëra këtë tatuazh,” shkroi Demi Lovato në Instagram.

Ajo thekson se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte, thjesht “i tregoi historinë e saj” artistit të tatuazheve, Alessandro Capozzi. “Nuk e kisha idenë se çfarë do të bëja, i tregova për jetën time dhe si ndihesha në atë moment dhe krijuam këtë kombinim,” shton ajo duke iu referuar mbidozës.

Tatuazhi i veçantë i Lovato-s është një engjëll i duke rënë, i dorëzuar. Tre pëllumba – simbol i Trinisë së Shenjtë – e ngrenë sipër, teksa drita e brendshme shfaqet në kraharorin e saj. Krahët e engjëllit janë të zinj dhe duken sikur po shpërbëhen, për të përfaqësuar daljen nga errësira.

“Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe shoh [në pasqyrë] një luftëtare. Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive.