Khloe qenka një kopje e Zaiminës: Videoja e ëmbël e vogëlushes…

Showbiz

zai khlo
Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë në vitin 2018 me një vajzë, të quajtur Khloe. Këngëtarja ka treguar se pas ardhjes në jetë të vogëlushes, ka dëshirë ta zgjerojë më shumë familjen, pasi ka përjetuar ndjesinë më të bukur me vajzën e saj.

Vasjari ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale, disa video të Khloe-s me flokë kaçurrela me një nga ‘emoji-t’ e ‘Instagram’. “Jeta ime”, ka shkruar Zaimina bashkangjitur videove të vogëlushes ku i dallohen sytë ngjyrë blu. Ajo çfarë bie tjetër në sy është ngjashmëria e madhe e vajzës me këngëtaren.Mund ta themi pa frikë se imazhi i Khloe-s në këto video, e cila rritet çdo ditë, i ka bërë të gjithë për vete.