Brendan Fraser dhe Michelle Yeoh shpallen ‘aktorët më të mirë’ në natën e shumëpritur të “Oscars 2023”

Showbiz

Edicioni i 95-të i ceremonisë prestigjioze vjetore “Oscars 2023”, edhe këtë vit ka bashkuar yjet më të njohur të industrinë e argëtimit, në Dolby Theatre në Los Angeles. Nën udhëheqjen e Jimmy Kimmel, eventi madhështor gjithashtu u shenjua nga momente të bukura, gazmore e emocionale.

 

Mes tyre, Rikthimi i Brendan Fraser,i cili  është vlerësuar me çmimin ‘aktori më i mirë’. Fraser la pas të nominuarit e tjerë në të njëjtën kategori për çmimin si: Austin Butler (Elvis), Colin Farrell (The Banshees of Inisherin), Paul Mescal (Aftersun) dhe Bill Nighy (Living). Me regji të Darren Aronofsky, “The Whale”, filmi i shumëkomentuar të në shatorin e vitit të kaluar, e solli Brendan Fraser në rolin e një mësuesi të anglishtes.

Ndërkohë, ‘aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh. Ajo u bë e para aktore aziatike në historinë 95 vjeçare të Academy Awards që shpërblehet me një çmim të tillë. Yeoh mori vlerësime për rolin e saj si gruaja, nëa dhe pronarja e një lavanderie, jeta e së cilës u kthye përmbys kur ajo hidhet në universe të shumta paralele në filmin “Everything, Everywhere All at Once”. “Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish”, tha ajo në fjalën falënderuese në pranimin e çmimit të saj. “Kjo është dëshmi se ëndrrat bëhen realitet. Zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se ju ka kaluar koha. Mos u dorëzoni kurrë” vijoi ajo fjalimin e saj të shkurtër duke emocionuar shumëkënd të pranishëm në sallë. E po ashtu Yeoh nuk la pa përmendur as  pengesat me të cilat ajo dhe aktorët e tjerë aziatikë janë përballur në Hollywood.

Çmimi ‘Filmi më i mirë’ iu dha filmit  “Everything Everywhere All at Once”.Gjithashtu u dhanë çmime për aktorin dhe aktoren më të mirë në role dytësore, respektivisht kë çmime shkuan për Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis, për interpretimete  tyre në pot ë njëjtin film. Ndërkohë, fituesi në katogrinë e të nominuarve për ‘Regjisorin më të mirë’ u fitua nga Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, për regjinë e filmit fitues ‘Everything Everywhere All at Once’.

Tre Çmime, ai për kinematografinë, ai për produksionin më të mirë dhe ai i filmit më të mirë ndërkombëtar, u fituan nga “All Quiet on the Western Front”.  Ndërsa për kolonën zanore më të mirë, çmimi i madh shkoi për ‘Top Gun: Maveric’.