REAL MADRID vs LIVERPOOL, TS1 HD, 21:00 CARLO ANÇELOTTI, TRAJNERI I REAL MADRIDIT:

Sport

“Mesazhi është i qartë. Nuk duhet të bëjmë llogari, por duhet të luajmë sa më mirë të jetë e mundur. Duhet t’i qasemi sfidës në të njëjtën mënyrë, sikurse bëjë në ndeshjen e vajtjes. Nuk mund të mendojmë për atë që mund të ndodhë, por thjesht duhet të luajmë me intensitet dhe passion, me synimin për të fituar ndeshjen. Ndoshta, unë nuk transmetoj shumë tension, por përgjatë karrierës ndodh që në shumë raste, të bëhesh palë dhe të jetosh bashkë me të. Ndeshja ndaj Chelsea ishte një prej atyre rasteve. Gjithësecili që ishte pjesë e asaj përmbysjeje, e kupton se çfarë dua të them.Takimin e sotëm e kemi analizuar mirë dhe kemi parë me kujdes se cfarë bëmë gabim në ndeshjen e parë. Bëmë gjithashtu edhe mjaft gjëra pozitive, në veçanti në aspektin sulmues. Nuk do e nisim ndeshjen me idenë se jemi në epërsi, por do të luajmë një futboll të hapur dhe sulmues. Lojtarët e dinë mirë se ç’duhet të bëjnë. Nëse e vështrojmë këtë mbrëmje në aspektin psokologjik, mendoj se është më e vështirë për ne, sespa për Liverpoolin. Ata do të sulmojnë që nga minuta e parë, sepse nuk kanë se ç’të presin tjetër. Sidoqoftë, ne kemi respekt për kundërshtarin, por jemi të përqendruar në lojën tonë. Benzema? Ai do jetë 100% gati. Pavarësisht se nuk u stërvit të dielën me ne, apo ka kryer disa seanca të veçanta dhe është dispozicion. Nuk flas çdo ditë me të, por e shoh të motivuar për mbrëmjen e sotme. Për Benzema, për mua, për të gjithë lojtarët dhe për klubin, ky është një kompeticion shumë i rëndësishëm.”