Të gjitha u veshën me të zeza në “Golden Globes” për një kauzë të rëndësishme, por jo këto tre personazhe. Ja arsyet pse…

Showbiz

nonblackoutfits

Në tapetin e kuq të “Golden Globes”, rreth 300 personazhe të njohur vendosën të vishnin veshje të zeza në shenjë proteste ndaj ngacmimeve seksuale, marrë shkas nga ato në Hollywood. Ky kod veshjeje u miratua nga të gjithë, por jo të gjithë e respektuan atë. Tre personazhe të njohura si Blanca Blanco, Meher Tatner dhe Barbara Meier kanë veshur fustane me ngjyra të tjera dhe për këtë gjë kanë dhënë arsyet e tyre.

Moet Chandon At The 75th Annual Golden Globe Awards Red Carpet2

Blanca Blanco: “Çështja është më e madhe se ngjyra ime e veshjes”

Unë e dashuroj ngjyrën e kuqe dhe nëse e kam veshur atë nuk do të thotë se jam kundër lëvizjes “Timesup”. I duartrokas dhe bashkohem me aktoret e guximshme që vazhdojnë të shkatërrojnë rrethin e abuzuesve dhe veprimeve të tyre.

metekque

Meher Tatner: “ Kur ti ke festë nuk duhet të veshësh të zeza”
Presidentja e Shoqatës së Shtypit të Jashtëm të Hollywood-it Meher Tatner nuk ka veshur fustan të zi për arsye kulturore.

“Nëna ime dhe unë e planfikuam këtë gjë disa muaj. Kur ka festë nuk vishemi me të zeza dhe kjo gjë do ta kishte tmerruar nënën time. Gjithsesi, unë bashkohem me këtë lëvizje dhe me solidaritetin e grave të tjera”.

75th Annual Golden Globe Awards Arrivals

Barbara Meier: Ne kemi luftuar për një kohë të gjatë për të veshur atë që duam dhe që na rri mirë”.

Në një postim në Instagram aktorja gjermane ka shpjeguar: “Shumë gra do të vishen me të zeza për të mbështetur lëvizjen. Unë mendoj se është një iniciativë e madhe dhe shumë e rëndësishme, megjithatë unë vendosa të vishja fustan me lule. Nëse duam që ky të jetë eventi i grave të forta që ngrihen për të drejtat e tyre mendoj se është e gabuar veshja me të zeza, pasi kjo na heq gëzimin e na ndryshon personalitetin. /Blitz.al/