Të pathënat mbi dasmën e shumë përfolur të Amine Gulse dhe Mesut Ozil

Showbiz

Aktorja e “Mos u dorëzo”, Amine Gulse lidhi kurorë me futbollistin e Arsenalit, Mesut Ozil, ditën e premte më 7 Qershor. Ceremonia e dasmës së tyre u mbajt në Bosfor në praninë e 300 të ftuarve. Amine zgjodhi të vishte jo një, por 3 fustane të bardhë, njëri më i bukur se tjetri. Fustanet e saj morën rreth 2 muaj kohë për tu përgatitur. Sipas shtypit turk, ceremonia përrallore ka kushtuar rreth 800 mijë lira turke, por shpenzimet për çiftin nuk kanë përfunduar këtu. Ata do të nisen për muajin e mjaltit i cili e kalon vlerën e 10 milion lirave turke.

Në dasmën e Amine dhe Mesut ishin të ftuar emra të njohur të artit, sportit dhe politikës në Turqi. Ndër emrat përmendim presidentin Erdogan, i cili ishte dëshmitar i martesës.