Stormi pjesë e projekteve të reja të Kylie

Showbiz

Kylie Jenner publikoi një video në ‘Youtube’ me titull ‘Një ditë nga jeta ime’, ku zbulonte disa nga aktivitetet e ditës së saj. Si një mama e re, Kylie detyrohet që edhe vogëlushen e saj Stormin, ta marrë me vete në ambientet e punës, por së fundmi ajo ka zbuluar se edhe Stormi përfshihet në projektet e mamasë së saj. Për të mbajtur vëmendjen e saj, fotografi i kërkon të thotë emrin e vet dhe emrin e kushërirës ‘True’. Ky detaj kishte të bënte me një bashkëpunim të mundshëm mes Kylie dhe motrës së saj Khloe.