The Weeknd, gati për rolin e parë në filmin artistik që ka shkruar dhe prodhuar vetë

Showbiz

Ylli kanadez i muzikës pop, The Weeknd, do të vij për publikun edhe si aktor. Ai do të luajë për herë të parë rolin kryesor në filmin artistic, të cilin  e ka shkruar dhe prodhuar vetë. Trey Edward Shults ulet në karrigen e regjisorit të filmit, emri dhe subjekti i të cilit ende nuk janë bërë të ditur. Kolona zanore e filmit do të vij sigurisht nën vokalin e The Weeknd.

Deri tani, ende nuk është bërë e ditur data e publikimit të filmit, i cili është xhiruar në Los Angeles. Kujtojmë se The Weeknd gjithashtu interpretuar krah Lily Rose Depp në serialin e përcjell në internet “The Idol”. Nga ana tjetër, këngëtarit kanadez, muajt e fundit i është dashur të ndërpresë koncertin e tij në stadiumin Sofi të Los Angeles, për shkak se ishte ngjirur. Fituesi i shumë çmimeve shpjegoi se pasi qëndroi në skenë për gjysmë ore, fillimisht u ngjir e më pas i humbi krejtësisht zërin edhe pse iu desh të përfundonte koncertin.

Para se të largohej nga skena The Weeknd tha: “Nuk e di se çfarë ndodhi, por më humbi zëri. Nuk dua ta ndal kurrë koncertin, po më vret, por unë nuk mund të të jap koncertin që dua të jap kështu. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë dhe do t’i kthej paratë e tyre. Do të jap një tjetër koncert së shpejti për ju. Doja të doja të dilja dhe t’ju kërkoja falje personalisht”.