Kjo është e vërteta e ndarjes nga Kylie Jenner

Showbiz

asccsaac

Ka kaluar tanimë një muaj që nga ndarja e reperit Tyga nga Kyle Jenner dhe duket se ka ardhur momenti që Tyga të tregojë arsyet e ndarjes duke qenë se shumë thashetheme janë përhapur nëpër portale dhe media për këtë ngjarje.

Në një intervistë për “Big Boy TV”, Tyga tregoi se marrëdhënia me Kylie-n përfundoi sepse trysnia e lidhjes me të e pengonte për karrierën e tij. “Kur je në një marrëdhënie aq të njohur nga publiku, është e vështirë që njerëzit të të shikojnë ndryshe. Edhe mua kjo më ndodhi. Lidhja me Kylie-n më eklipsoi karrierën, talentet e mia dhe shumë gjëra për të cilat kam punuar fort”,- u shpreh Tyga.

Ndërkohë që ai vazhdoi të thoshte se ky ishte një vendim i përbashkët sepse të dy menduan se ishte zgjidhja më e mirë.

“Arriti në një pikë ku marrëdhënia shkoi vetëm për respekt. Kur diçka prishet apo e kupton se nuk është e duhura për ty, nuk mund të rregullohet në moment, por mendoj se i lihet kohës”, – ka vazhduar reperi ndërkohë që theksoi se tani është “single” dhe është duke shijuar jetën.

Ai tha gjithashtu se me Kylie-n janë akoma miq dhe nëse koha do t’i bëjë sërish bashkë, nuk ka asgjë të keqe. “Ndoshta në të ardhmen do të jemi sërish bashkë. Jemi të rinj tani dhe kjo na bën më të prirur ndaj gabimeve. Në rastin tonë gjithë këto gabime janë shumë publike ndaj dhe përjetohen dyfish. Tani për tani dua të fokusohem te vetja ime, por duhet ta pranoj se edhe më ndodh të mendoj për të…”, – përfundoi Tyga.