E gjithë kjo bukuri e ka një shpjegim; kombinimi i këtyre racave është ajo që do të donte çdo prind…

Showbiz

Sipas statistikave të fundit, vetëm 2.9% e popullsisë është e racave të përziera dhe me aq sa kemi parë shumica e këtyre personave janë shumë të njohur në botën e artit dhe televizionit. Disa prej tyre me origjinë mikse dhe të veçantë janë:
Christina Aguilera: Këngëtarja e mrekullueshme ka origjinën ekuadoriane nga ana e babait të saj, ndërsa nëna e saj ka paraardhës holandezë, skocezë, gjermanë dhe irlandez.


Demi Lovato: Këngëtarja e dashur Demi Lovato është me prejardhje meksikane nga ana e babait të saj dhe me prejardhje irlandeze nga ana e nënës së saj.

Angelina Jolie: është me origjinë sllovake dhe gjermane në anën e babait të saj dhe me origjinë franceze kanadeze dhe holandeze nga ana e nënës së saj.

Adriana Lima: e cila ishte prej vitesh imazhi i Victoria’s Secret me bukurinë e saj mahnitëse, ka mjaft miksime ne gjenet e saj. Ajo është zvicerane, japoneze, afrikane, indiane dhe portugeze.

Meghan Markle: E njohur më parë si aktore dhe tani si Dukesha e re e Sussex ështe me origjinë afrikano-amerikane, hollandeze dhe irlandeze.