U kritikua rëndë për rolin transgjinor, Scarlett Johansson braktis filmin!

Showbiz

sgsjhg
Scarlett Johanson numëron disa role të suksesshme në kinematografinë botërore. Së fundmi thuhej se Johansson do të luajë rolin e një transgjinori në një dramë që pritet të dalë shumë shpejt. Bëhet fjalë për filmin “Rub & Tug” një film i bazuar në historinë e vërtetë të jetës së Jean Marie Gill. Gill lindi grua por mori identitetin e një mashkulli me emrin Dante “Tex” Gill ndërkohë që drejtonte një qendër masazhesh e kthyer në një qendër prostitucioni në Pitsburg të Pensilvanisë në vitet ’70. Çuditërisht ka patur një zemërim të madh ndaj aktores Scarlett Johanson për këtë rol pasi mendohet se shumë mirë ky personazh mund të luhej nga një aktor trangjinor. E pikërisht këto kritika e sulme ndaj saj kanë bërë që Johansson të heq dorë nga roli.

sc65164

“Në bazë të kritikave të ngritura ndaj meje mbi pjesëmarrjen time në Dante Tex Gill kam vendosur të tërhiqem me respekt nga pjesëmarrja ime në këtë projekt. Të kuptuarit të komunitetit transgjinor vazhdon të përparojë dhe kam mësuar shumë nga ato çfarë janë thënë që në momentin e parë që u lançua se do të isha pjesë e stafit. Kam një admirim dhe dashuri të madhe për komunitetin transgjinor dhe jam e lumtur që diskutimet për atë rol vazhdojnë të jenëtë hapura. Unë do ta kisha dashur të kisha mundësinë për të sjellë historinë dhe tranzicionin e Dantes në jetë. E kuptoj pse shumë mendojnë se ai duhet të portretizohet nga një person transgjinor dhe jam mirënjohëse që ky debat ka nxitur një bisedë më të madhe rreth diversitetit dhe përfaqësimit në film të tyre.”,- është shprehur aktorja e njohur.