U nda nga Asli Enver, ja kush është fokusi kryesor i Murat Boz!

Showbiz

murat boz murat
Pas ndarjes nga aktorja e njohur, Murat Boz duket se është përqëndruar totalisht tek karriera e tij. Çifti i njohur turk, i dhanë fund marrëdhënies së tyre, vetëm pak përpara se të martoheshin. Ndërkohë që aktorja Asli Enver është thjesht duke shijuar disa ditë pushimi, Murat ka treguar se po punon pa pushim për albumin e tij të radhës. E duke parë periudhën në të cilën po krijohet ky album, me siguri brenda tij do të ketë edhe dedikime për aktoren e re.

aslimuratcc

Ndërkaq, përveç kësaj, Murat ka zbuluar se në album do të ketë dhe bashkëpunime me disa emra të njohur. Por, nëse këtë gjë e prisnim nga këngëtari, projektin i tij i radhës ishte tejet i papritur. Këngëtari ka zbuluar se do të jetë pjesë e një projekti kinematografik, por nuk ka zbuluar më tepër detaje rreth kësaj çështjeje.