U nominua për çmimin e rëndësishëm, revista e njohur del kundër Bebe Rexhës!

Showbiz

be rxh
Për herë të parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, arriti të nominohej në çmimet “Grammy”. Emri i saj renditet mes konkurrentëve pretendentë për kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, krahas Dua Lipës. Këngëtarja e priti lajmin mes lotëve duke treguar se kjo ishte arritja më e madhe për të.Mirëpo, për “This is Insider” Bebe Rexha nuk e meriton të renditet në këtë kategori, pasi ajo nuk është një artiste e re që është njohur me publikun së fundmi.

bebe2 1478466026 9332664

 

Sipas tyre, Bebe ka vite në skenë duke u prezantuar tek publiku. “Meqenëse Bebe ka qenë në skenën ndërkombëtare që në vitin 2014, ta quash ‘artiste të re’ është një gjest shumë bujar” – shkruan revista. Sipas “This is Insider” ka edhe të tjerë këngëtarë që nuk meritojnë nominimet. Mes tyre Lady Gaga, Cardi B apo Post Malone.