U përfolën për një flirt: Calvin Harris publikon mesazhet me Dua Lipën!

Showbiz

calvin dua
Dj i njohur dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, u bënë kryefjala e portaleve për një lidhje të mundshme midis tyre. Sipas miqve të tyre, dy artistët nuk kanë rreshtur së flirtuari me njëri-tjetrin që në momentin e parë që janë takuar. Ndërkohë që të gjithë përqëndroheshin tek ky detaj, Calvin dhe Dua ishin duke pregatitur Hit-in e radhës. Dua Lipa ka njoftuar projektin e tyre të ri në Instagram, këngën e titulluar “One Kiss”, e cila pritet të publikohet ditën e premte.

calvin dua2
Nga ana tjetër, Calvin ka treguar një pjesë të mesazheve që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. “Është shumë e bukur. Jam shumë e lumtur për këtë, Mendoj se do të jetë vërtetë shumë qejf,” i shkruan Dua. Prisnit mesazhe pak më romantike midis tyre apo jo? Epo gjithçka që Calvin ka treguar, është thjesht entuziazmi i të dyve, rreth projektit që kanë përfunduar së bashku.

calvin dua3