U tall nga të gjithë, Kim Kardashian është e vendosur për të mbaruar studimet…

Showbiz

kim aladin
Kim Kardashian para pak ditësh zbuloi se po studion tu bërë avokate dhe sa ka nisur stazhin si studente pranë një zyre ligjore. Pas këtij lajmi, të gjithë fansat filluan ta tallnin, duke qenë se kjo nuk është diçka e zakonshme për një grua në moshën e saj. Por megjithatë Kim është e vendosur në qëllimet e saj dhe nuk do të heq dorë. Disa burime pranë të përditshmes “People” kanë treguar se ylli i “Keeping Up With The Kardashains” nuk e konsideron aspak fjalët e të tjerëve dhe do të vazhdojë studimet.

kimmm
Burime pranë Kim kanë thënë se: “Kim e ka kuptuar se njerëzit po tallen me të, por asaj nuk i intereson. Ajo është e bindur se kjo është gjëja që dëshiron të bëjë dhe ajo do ta bëjë, pavarësisht asaj që thonë të tjerët. Ajo ka një memorie të shkëlqyer dhe mund të bëjë disa gjëra në të njëjtën kohë”.
Ata kanë treguar se ajo ka mbështetjen e Kanye West dhe mendon që këtë profesion ta përdorë për t’ju bërë mirë të tjerëve.