U zbulua tradhëtia e partnerit, Khloe Kardashian përfundon në spital!

Showbiz

kk33
Me siguri ky është një nga momentet më të vështira në jetën e saj dhe me të drejtë. Khloe e cila është në pritje të ëmbël, prej pak kohësh është zhvendosur në Cleveland, pasi do që vajza e saj të lindë pikërisht në vendlindjen e partnerit të saj. Mes emocioneve të të bërit nënë për herë të parë, Khloe zbuloi edhe tradhëtinë e Tristan. Disa video dhe foto qarkulluan kudo në rrjet teksa Tristan e tradhëton atë me disa vajza në një club.

thompson

Madje me njërën prej tyre duket se po vazhdon të mbajë marrëdhënien edhe pas njohjes në club. 33 vjeçarja, e tronditur nga kjo gjë, është shtruar me urgjencë në spital. Ajo është në muajin e fundit të shtatzanisë dhe tashmë rrezikon të bëjë lindje të parakohshme. Kjo gjë ka alarmuar të gjithë familjen, e cila ka nxituar të shkojë në Cleveland, për t’iu gjendur pranë Khloe-t.