U zbulua tradhëtia e tij nga këngët e Beyonce, Jay Z flet për herë të parë rreth kësaj çështjeje…

Showbiz

jay zzzz
Para disa vitesh në media u përfol për një krisje të madhe në martesën e çiftit të njohur Beyonce dhe Jay Z. Shkak për këtë u bë tradhtia e Jay Z. Lidhur me këtë ngjarje dyshja nuk pranoi të fliste për vite me radhë. Por më në fund pas kaq shumë kohësh, në intervistën që Jay Z bëri në shfaqjen e David Letterman, vendosi të tregojë publikisht se është penduar për atë veprim.

jay2
I pyetur nga Letterman, i cili e parapriu pyetjen duke treguar historinë e tij personale të tradhtisë, Jay Z u shpreh: “Ashtu si ti edhe unë kam një grua të bukur, e cila më kupton dhe e di që kjo e keqe nuk mund të mposhte të gjitha të mirat që unë kisha bërë dhe mori vendimin për të shkuar në terapi, pasi ne e duam vërtetë njëri-tjetrin. Ne me të vërtetë u përpoqëm. Për shumë vite muzika që unë bëj është rezultat i gjërave që kanë ndodhur. Ashtu si ti edhe mua më pëlqen të mendoj se jemi në një vend më të mirë sot, por vazhdojmë të punojmë, të komunikojmë dhe të rritemi. Jam krenar për babain dhe bashkëshortin që jam sot, falë gjithë punës që bërë.”

jay3