Arilena Ara, sërish në një skenë me emrat e mëdhenj të muzikës…

Showbiz

arilena ara
Së fundmi Arilena Ara na zbuloi surprizën që e pret në një kohë shumë afërt. Këngëtarja shqiptare do të jetë sërish pjesë e festivalit të madh muzikor “Europa Plus Live”. Vitin e kaluar ajo performoi në të njëjtën skenë me dy shqiptaret me famë botërore Bebe Rexhën dhe Dua Lipa-n. Festivali do të mbahet në datën 8 Prill në Minsk Arena dhe mban emrin “Hot and Top 2018”. Sukses pas suksesi, Arilena do performojë krah Willy William, Oceana dhe shumë emra të tjerë të njohur.