Ja kur do t’i nisë pushimet Edi Rama dhe cili është vendi që nuk e braktis kurrë

Showbiz

rama

Korriku po numëron orët e tij të fundit, duke përmbyllur në këtë mënyrë edhe sezonin e pushimeve për shumë persona, sakaq ka akoma të tjerë që nuk i kanë filluar ato për shkak të impenjimeve të ndryshme. Një prej tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama. Pas një viti shumë të ngarkuar politikisht dhe zgjedhjeve parlamentare të një muaji më parë, kryetari i qeverisë ka vendosur të niset drejt jugut më datë 1 gusht për të pushuar bashkë me familjen në rezidencën qeveritare në Dhërmi. Është i disati vit radhazi që kryeministri zgjedh të kalojë pushimet në mëmëdhe, ndërkohë që në faqen e tij zyrtare në Facebook, nuk mungojnë postimet nga të përditshmet dhe blogjet e huaja që promovojnë Shqipërinë si një prej destinacioneve turistike të vitit.