Paparacët pas tij, ai pas paparacëve – Ja çfarë ka ndodhur me aktorin turk

Showbiz

kididieied

Kıvanç Tatlıtuğ ka organizuar një festë me miqtë e tij në jahtin e tij. Aktori ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij Basak Dizer. Paparacët kanë fotografuar aktorin e cili ka dalë për të kontrolluar nëpërmjet një palë dylbive nëse rreth e rrotull ka gazetarë apo fotografë.

 

kivanc tatli 091517BU

Pasi i dalloi, Kivanc ka vendosur të uli tendat në mënyrë që të jetë larg aparatëve. Me sa duket, aktori e ndjente se nuk ishte krejtësisht vetëm. Megjithatë, asnjë incident nuk ka ndodhur. Aktori i njohur ka mirëpritur miqtë e tij ashtu siç e kishte parashikuar.