Bill Gates bie nga froni, ja cili është njeriu më i pasur në botë

Kuriozitete

billgates

Nuk është më Bill Gates njeriu më i pasur në botë. Ditën e dielë, Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, u rendit i pari si personi më i pasur në botë, duke rrezuar nga froni Bill Gates. Sipas Forbes, Jeff zuri vendin e parë në orën 10:10 ku të ardhurat e tij kapën vlerën 85.2 miliardë dollarë kur në të njëjtën kohë vlera neto e Bill Gates ra në 83.7 miliardë dollarë. Megjithëse deri në fund të ditës, Jeff duket se ra nga froni, vend të cilin e shijoi vetëm për pak orë duke i lënë sërisht vendit Bill Gates. Gjigandi online i shitjes me pakicë që ai zotëron, nuk e mundi për më shumë se 10 orë perandorinë Microsoft.