Udhëtonte drejt Amerikës, shpallet i humbur këngëtari i njohur!

Showbiz

udhetim
Këngëtari gjerman, Daniel Kueblboeck, i cili është bërë i njohur për të gjithë me hitet “Heartbeat” dhe “You drive me crazy”, është shpallur i zhdukur. Ai ndodhej me pushime në një anije dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm thuhet se është hedhur në det dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

daniel

Këngëtari 33-vjeçar po e bënte këtë udhëtim me anije nga Hamburgu për në New York. Sipas tabloidit gjerman “Bild” thuhet se një dëshmitar okular ka parë se dikush është hedhur në det nga kuverta e anijes. Ndërsa një zëdhënës i linjës së lundrimit “Aida Cruises” ka thënë për mediat se kapiteni dhe ekuipazhi kanë nisur operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Lexoni gjithashtu:Del në skenë e dashura sekrete e Mac Miller, askush nuk e dinte egzistencën e saj!