Vajza e Will Smith ka tentuar të vrasë veten?

Showbiz

will smith
Ajo është rritur në një familje të përbërë nga persona tepër të famshëm e të suksesshëm. Kështu që nuk kishte si të ndodhte ndryshe për Willow Smith, ishte e destinuar që të bëhej një personazh i rëndësishëm edhe ajo. Vajza e aktorit të njohur, ka spikatur në muzikë. Ajo është bërë pjesë e pandarë e playlistave amerikane, si dhe e nisi karrierën e saj mjaft mirë. Por, pas suksesit të këngës së parë, pas një sërë koncertesh dhe punës së madhe për të bërë një album të plotë, Willow tregon se humbi vetveten.

willow

“U futa në një vrimë të zezë dhe thjesht prisja veten time kudo. Kam dashur të vrisja veten, nuk e përballoja dot më famën. Nuk doja ta përfundoja albumin, nuk doja as të bëja turne. Çdo gjë ndodhi aq papritur, sa m’u duk sikur dikush më goditi fort dhe nuk po mund të ngrihesha dot më. Por tani jam mirë, tani shijoj jetën time, pa u ndikuar nga mediat apo nga ajo çka njerëzit presin prej meje,” është shprehur ajo.