Victoria Beckham tregon detajin që nuk mungon kurrë në veshjet e saj!

Showbiz

victoria bckhm
Victoria Beckham përveç ngjyrës së zezë ka edhe një tjetër detaj që nuk e ndan asnjëherë nga veshjet e saj, xhepat. Ajo ka treguar se ka një arsye shumë të rëndësishme përse të gjitha veshjet e saj kanë xhepa, sepse në to mban gjithmonë kristale të cilat thotë se i japin energji pozitive dhe frymëzim. “Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”-ka thënë 44-vjeçarja në një intervistë për revistën ‘Elle’.

vic
Victoria ka një dashuri të madhe për kristalet të cilat i ka përfshirë edhe në koleksionin e ri. Krijimet e saj përmbajnë kristale mbi shpatulla ndërsa pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale. “Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi, veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.”-ka thënë Victoria.