Video e rrallë e Beyonce bën konfuzë të gjithë…

Showbiz

bey5
Nëna e Beyonce, Tina Lawson ka nxjerrë nga arkivat një video të shumë viteve më parë, kur këngëtarja ka qenë 5 vjeçe. Beyonce shihet duke kënduar e kërcyer dhe kuptohet qartë se talentin për muzikën e ka të lindur.

kenge vajza

Por përveç kësaj, ajo që u ka rënë të gjithëve në sy është ngjashmëria që vajza e saj, Blue ka me të. Duke filluar nga çdo tipar i fytyrës dhe flokët, Beyonce dhe Blue duken si dy pika uji me njëra-tjetrën. Edhe dy miket e saj më të mira, Kelly Rowland dhe Gwyneth Paltrow nuk kanë ngurruar të vënë në dukje ngjashmërinë e tyre si nënë e bijë.