VIDEO – Gafë në Oscar, ngatërrohet çmimi kryesor

Showbiz

gafa456

Ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar do të mbahet mend gjatë. Ishte pikërisht ngatërresa që ndodhi në momentin e dhënies së çmimit “Filmi më i mirë”.

Faye Dunaway dhe Warren Beatty thanë fillimisht se filmi më i mirë ishte “La la land”. Kasti i aktorëve, tepër i emocionuar, u ngjit i gjithë në skenë dhe filluan me falenderimet. Më pas, ata u ndërprenë pasi në fakt filmi më i mirë ishte zgjedhur “Moonlight”.

“Nuk është shaka, ishte një gabim” – janë shprehur drejtuesit e Oscar. Mesa duket edhe në organizime kaq gjigande e të kuruara në detaje, gabimet ndodhin. Në fund të fundit janë njerëzore.