Pas ngatërresës në Oscar, reagon Emma Stone

Showbiz

reagimi

Të gjithë po flasin për atë që ndodhi dje në ceremoninë e çmimeve Oscar ku pati një ngatërresë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Fillimisht u tha se çmimi Filmi më i mirë ishte fituar nga La la land dhe i gjithë kasti u ngjit në skenë. Por mesa duket ky ishte një gabim, pasi Filmi më i mirë ishte zgjedhur Moonlight.

“Mua më pëlqën pa masë Moonlight. Kur dëgjova La la land u gëzova shumë, por edhe për Moonlight jam e lumtur. Ai gjithashtu është një film shumë i bukur.” – është shprehur protagonistja Emma Stone.
Kujtojmë këtu që çmimi Aktorja më e mirë u rrëmbye pikërisht nga Emma Stone. Gjithashtu, La la land u shpall fitues i plot 4 çmimeve.