Video-mesazh nga Serkan Cayoglu: “Jemi mirënjohës për mbështetjen e mëtejshme!

Showbiz

Edhe Serkan Cayoglu , nuk ka qëndruar i heshtur para katastrofës natyrore që rezultoi në mijra jetë të humbura. Në rrjetet sociale, aktori i ka dhënë zë nevojës për ndihmë emergjente. Përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij në instagram, në gjermanisht, si për t’i dhënë zë në nivel global, në vazhdimësi, thirrjes për t’i zgjatur dorën të prekurve nga tërmeti,  Cayoglu ka bërë me mirënjohje një falënderim për të gjithë ata që deri tani dhanë kontributin e tyre për zonat e dëmtuara.

Në këtë videomesazh, aktori citonte: “Jemi mirënjohës për mbështetjen e mëtejshme! Nevojat më urgjente në rajon për momentin janë kontejnerët për strehim, tenda dhe tualete të lëvizshme. Ju lutemi kontaktoni individët dhe kompanitë që mund të ndihmojnë me këtë. Unë gjithashtu kam ndarë më tej numrat e llogarisë për ndihmat në kartmonedha, që uroj ju mos i kurseni në këto ditë të vështira.