PSG mund të rikthejë Thomas Tuchel në krye të skuadrës

Sport

PSG po mendon rikthimin e Thomas Tuchel në krye të skuadrës. Në 29 Dhjetor të 2020-tës, tekniku gjerman u shkarkua nga detyra në Parc des Princes, megjithëse një sezon më parë e kishte dërguar skuadrën në finalen e Champions League, për herë të parë në historinë e klubit, por që në fund u mposht nga Bayern Munich.

Megjithatë, shkarkimi I Tuchel nga klubi parizien, më tepër ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtorin e atëhershëm sportiv, Leonardo, sesa për shkak të rezultateve të dobëta. Prej atëherë kanë kaluar dy vite e gjysmë kur palët ndanë rrugët dhe shumë gjëra kanë ndryshuar.

Atë edicion, Tuchel u rikthye sërish në finalen e Champions League dhe e fitoi atë në krye të Chelsea. Ndërsa nga ana tjetër, që prej largimit të tij, Parisi nuk ka mundur të shkëlqejë në Europë, ndonëse në përbërje ka shtuar edhe yjet, sikurse është Lionel Messi. Trajneri actual Christophe Galtier rrezikon të shkarkohet, për shkak të rezultateve të dobëta, jo vetëm në kompeticionet franceze, por gjithashtu edhe në Champions Legaue.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, Parisi, tashmë me Drejtor Sportiv të ri, pritet t’I bëjë një tjetër ofertë teknikut Tuchel, me këtë të fundit që mund të rikthehet edhe një herë tjetër në Parc des Princes.

Për momentin, 49 vjeçari gjerman është I papunë dhe rezulton si I tillë që prej Shtatorit të 2022-shit, atëherë kur u shkarkua nga Chelsea.