Flet trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino!

Sport

Kemi arritur në këtë pikë ku jemi sot duke luajtur si skuadër dhe vetëm kështu mund të kemi shanse për të shkuar më tej. Na është dashur të gjejmë zgjidhje nga më të ndryshme për takimet që kemi luajtur deri më tani, prandaj kemi besim se sado e komplikuar të jetë sfida e sotme, ne do të kemi të gjitha mundësitë për të arritur rezultatin që duam. Por sigurisht që do të jetë e vështirë. Skuadra e Ajaksit e ka merituar vendin e saj këtu, prandaj parashikoj një ndeshje të luftuar në çdo aspekt.

Ata ngjajnë pak me ne për pozitat në të cilat ndodhen. Askush nuk e mendonte se Ajaksi apo Tottenhami do të vinin deri në gjysmëfinale, por ja ku jemi sot… Tashmë përballemi me njëra-tjetrën dhe ne do të kemi shansin për të arritur diçka historike për klubin tonë. Nuk dua që lojtarët e mi të harrojnë se i pret edhe një 90 minutësh tjetër pas ndeshjes së sotme. Duhet të tregohemi të matur dhe të mendojmë që përballja me Ajaksin do të ketë edhe një ‘pjesë të dytë’ javën e ardhshme.