Flet sulmuesi i Tottenham, Lucas Moura!

Sport

Pashë ndeshjen që Ajaksi luajti kundër Juventus dhe mund të them se më befasuan. Janë një skuadër shumë e mirë, me lojtarë të rinj e shumë të shpejtë. Mendoj se janë një kundërshtar mjaft i rrezikshëm. Do të kemi një ndeshje shumë të bukur, por edhe shumë të vështirë, të cilën duhet ta trajtojmë me kujdes të veçantë edhe në detaje. Trajneri na ka përgatitur siç duhet, për të mos lënë episodet ta vendosin takimin.

Jemi gati për të bërë një ndeshje të madhe dhe për t’i dhënë edhe njëherë lumturi tifozëve tanë që do të jenë të pranishëm në stadium. Siç tha edhe trajneri ynë, na duhet të tregohemi të zgjuar kur të zbresim në fushë. Nuk duhet të harrojmë që na pret edhe një ndeshje tjetër përballë tyre, prandaj mendoj se duhet të bëjmë kujdes të veçantë.