Napoli i gëzohet Mertensit, Reali dëshmon se bën edhe pa Ronaldon

Sport

wwwewewa

Napoli tregoi forcat këtë fundjavë duke mundur 2-1 Romën në Olimpico në një sfidë që u vendos nga dygolëshi i Dries Mertens. Skuadra e Maurizio Sarrit vinte pas një zhgënjimi me Atalantan, por rikuperoi gjithcka në përballjen direkte me Romën e Luciano Spalletit, në luftën për vendin e dytë në Serie-A. Në Olimpico Napoli nuk shënonte gol prej 4 vitesh, por Mertens hodhi tutje këtë statistikë. Belgu i cili është dhe golashënuesi i skuadrës me 22 gola, realizoi dy herë duke çuar peshë tifozët napolitanë, sidomos me mënyrën e festimit. Belgu është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën e Sarrit dhe sëbashku me Insignen dhe Callejon kanë formuar një treshe fantastike, aq sa prej tyre të shpresohet shumë edhe për përballjen e 7-marsit me Realin e Madridit në Champions League. Ndaj Romës, 29-vjecari u detyrua të zëvendësohet për shkak të një lëndimi muskulor, por të dielën mbrëma në klubin e Napolit erdhën konfirmime pozitive, Mertens do jetë i gatshëm për Sarrin. Ndërkohë Reali i Madridit në fundjavë hasi probleme muskulore me Cristiano Ronaldon, i cili u la jashtë skuadre në sfidën e fituar 4-1 me Eibarin. Kundër baskëve, Zidane nuk kishte as Bale-in, e pezulluar. Por në fushë spikatën Benzema dhe James Rodriguez. Dyshja e tyre prodhoi 3 gola në 29 minuta lojë ndërsa Asensio vulosi të katërtin në pjesën e dytë. Kështu Napoli në San Paolo duhet të ruhet edhe prej tyre. Me këtë ritëm Reali mban vendin e dytë në La Liga me 59 pikë.