Giovanni di Lorenzo, mbrojtës i Napolit:

Sport

“Po bëjmë një punë mjaft të mirë në kampionat, por kur vjen në këtë kompeticion, gjërat ndryshojnë. Sot na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme, si për klubin, edhe për tifozët tanë. Është diçka me peshë për ne që të tregojmë vlerat tona edhe në arenën europiane. Frankfurti ka një skuadër mjaft interesante, që mund të ndryshojë sistemin e lojës. Kjo, është diçka që i ka vënë në vështirësi kundërshtarët e tyre përgjatë këtij sezoni dhe ne duhet të tregojmë kujdes, në mënyrë që të lexojmë në kohë situatat në fushën e blertë. Mendoj se është e gabuar të flasësh për favoritë, kur luan në një fazë të tillë. Ne jemi përgatitur në mënyrën më të mirën të mundshme, por duhet që të jemi edhe të qetë në menaxhimin e situatave.”